Jetën dhe fitoren i kemi nga Zoti
Shqipëria blu. Kryeqendra e Shqipërisë, “PD Demokratase, jo rebelimit”. Berisha fshon pëllumbat e paqes se shqiptarëve. Si Tirana, e gjithë Shqipëria
Rreth 200 mijë pjesëmarrës në mitingjet e ditës së fundit të fushatës së PD, Berisha ndez Shkodrën, Durrësin dhe Tiranën. Metropolet e qytetërimit shqiptar votojnë kundër rebelimit komunist
Mesazh i presidentit Berisha: Nesër fundi i rebelimit
Zhvillimet e 24 orëve të fundit për fushatën elektorale për zgjedhjet e 29 qershorit dëshmojnë se forcat politike të rebelimit komunist po e shndërrojnë fushatën elektorale të vendit në një farsë. Të shumta janë aktet e sabotimit, dëmtimit dhe shkatërrimit të zyrave elektorale dhe veprimtarisë zgjedhore të Partisë Demokratike, duke rikrijuar atmosferën e terrorit dhe të dhunës. Vetëm në qytetin e Durrësit, gjatë orëve të para të datës 27 qershor, u shtinë me armë zjarri mbi shtabin zgjedhor të PD, ku ishin të pranishëm qindra anëtarë dhe simpatizantë të saj. Në qytetin e Elbasanit dhe shumë qytete të tjera janë sulmuar dhe grabitur autokolonat e drejtuesve të lartë të PD. Po kështu, më 26 qershor, autorët e masakrës së Cërrikut dhe organizatorët e pengmarrjes së policëve në Poliçan, të liruar paqësisht me vendim qeverie, organizuan në qendër të Poliçanit një miting kundër qeverisë me parrulla “Poshtë qeveria e Pajtimit Kombëtar”.
17 kandidatët e koalicionit të majtë, kurorëzuan në një miting komunist me Enver Hoxhën, të kaluarën e afërt të nomenklaturës së kuqe dhe platformën e saj aktuale të hakmarrjes politike. Pavarësisht se qeveria e Pajtimit Kombëtar u krijua me konsensus të plotë dhe me një akt që u firmos në Presidencë nga të gjithë kryetarët e partive politike, përfshi këtu edhe partinë socialiste, ditët e fundit Komiteti i Pajtimit Kombëtar i dominuar nga komunistët është shndërruar në një organizatë antikushtetuese, që përpiqet të pengojë me çdo mjet zgjedhjet dhe të marrë pushtetin me dhunë. Kjo është dëshmuar së fundi me kërcënimet publike dhe ultimative për moszhvillim zgjedhjesh. Këto zhvillime dhe qëndrimet ekstremiste janë dëshmi e qartë se rebelimi komunist nuk njeh asnjë ligj, asnjë institucion dhe asnjë vendim që bie ndesh me synimet e tij për pushtet me dhunë. Përkundrazi, ai përpiqet me të gjitha mjetet të përmbysë rendin kushtetues, të asgjësojë zgjedhjet dhe të imponojë Shqipërisë një diktaturë të re ideologjike.
Qeveria, me urdhër të Komitetit të Pajtimit Kombëtar, i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes të ndalojë mitingun përmbyllës të PD në Tiranë, duke përdorur si justifikim ceremoninë e zhvilluar në stadium. Ky qëndrim është shprehje e njëanshmërisë politike dhe e përdorimit të institucioneve shtetërore kundër opozitës demokratike. Por, pavarësisht pengesave, qytetarët shqiptarë e kanë bërë të qartë me pjesëmarrjen e tyre masive në mitingjet e PD se ata janë për paqen, rendin, ligjin dhe përfundimin një herë e mirë të rebelimit.
Shqiptarë dhe shqiptare,
Shqipëria ndodhet në momentet më vendimtare të historisë së saj të re. Nesër ju do të votoni jo vetëm për parlamentin e ri, por edhe për fatin e paqes, stabilitetit dhe ekzistencës së shtetit ligjor. Ju bëj thirrje të votoni masivisht, të votoni pa frikë, të votoni me besim tek e ardhmja. Vota juaj do të jetë ndëshkimi më i madh për ata që deshën ta zhysin vendin në luftë civile, në rebelim dhe në mjerim. Jetën dhe fitoren e kemi nga Zoti. Me votën tuaj, nesër merr fund rebelimi.
Pollo: Do të fitojmë 5 me 3
Sinqeritetin e ka qeverisja 'bashkim për demokraci'
Sinqeritetin e ka qeverisja “bashkim për demokraci”
NË FAQEN 2
Tirana firmos humbjen e PS
Fino, lideri i opozitës pas 29 qershorit
NË FAQEN 2
Zgjedhjet fundit i ndalve të Nanos
Orët e fundit për skenarët e krimit komunist
NË FAQEN 4